Arbëri

Seancë e mbyllur për dëshmitarin e ZPS-së në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Gjyqi ndaj Hashim Thaçit

Të hënën ka nisur dëshmia e dëshmitarit të 58-të në Dhomat e Specializuara në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) është nën masa mbrojtëse e e tërë dëshmia po jepet në seancë të mbyllur, shkroi "Betimi për Drejtësi".

Kreu i trupit gjykues, Charles Smith III, ka thënë se dëshmia e tij dëshmitarit do të dëgjohet për tri ditë.

ZPS-ja i ka tri orë kohë t'i shtrojë të gjitha pyetjet, e mbrojtja pesë e gjysmë.


Sot vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Të hënën në Dhomat e Specializuara do të vazhdojë procesi gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Seanca pritet të fillojë në orën 09:00 dhe të zgjasë deri në 16:30.

Ditë më parë në Hagë ka dëshmuar Ramiz Qeriqi, dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). Ai ka thënë se Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së e ka konsideruar si institucion sa ka shërbyer si komandant i Batalionit të Dytë të Brigadës 121 të Zonës së Pashtrikut.

Ai e përmbylli dëshminë treditore me përgjigjet në pyetjet e trupit gjykues e edhe në kundërpyetjet e prokurorisë e avokatëve në rastin, në të cilin ish-udhëheqësit e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi – gjykohen në Hagë për krime lufte.