Arbëri

Scholz i shkruan kryeministrit serb: Ju mbështesim derisa e vazhdoni normalizimin me Kosovën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se Gjermania është e gatshme ta mbështesë Serbinë derisa kjo e fundit vazhdon drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Scholz i ka uruar sukses Millosh Vuçeviqit, në sfidat pas marrjes së detyrës si kryeministër i Serbisë.

Në letrën drejtuar Vuçeviqit, Scholz ka theksuar se Serbia e ka mundësinë që të bëjë progres të mëtejmë në rrugën e reformave, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit.

“Gjermania është e gatshme t’ju mbështesë në të ardhmen ndërsa vazhdoni rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Scholz.