Arbëri

Sarrazin takohet me presidenten Osmani

Manuel Sarrazin

Foto: Driton Paçarada

Emisari i Gjermanis për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka takuarpresidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. 

Sarrazin është parë duke u larguar nga Presidenca pas takimit. 

Ai do t'i zhvillojë disa takime dhe do të ketë një prononcim për media para largimit nga Kosova. 


 

Sarrazin nis takimet në Kosovë

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, takimet në Kosovë i ka nisur me atë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. 

Krasniqi ka njoftuar se kanë folur për zhvillimet e fundit politike në rajon, me theks të veçantë ato në Kosovë.

“Emisarin Sarrazin e njoftova se Partia Demokratike e Kosovës është angazhuar çdo ditë, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, të jap kontributin e saj të parezervë për ruajtjen e interesit të shtetit tonë. Për PDK-në, bashkëpunimi i mirë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës është tejet i rëndësishëm”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. 

Krasniqi ka shtuar se PDK-ja mbështetë nismat që fuqizojnë bashkëpunimin rajonal.