Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se sulmi në kanalin e “Ibër-Lepencit” më 29 nëntor ka treguar për brishtësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Rutte ka folur pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, në Bruksel.
Në konferencën e përbashkët Rutte ka thënë se përgjegjësit për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit” duhet të vihen para drejtësisë.
“Sulmet në tubacionin e ujit në veri të Kosovës, më 29 nëntor, nënvizojnë brishtësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe dua të falënderoj komandantin e KFOR-it për zhvendosjen e shpejt të trupave për ta mbrojtur infrastrukturën kritike. Ne mbesim të përkushtuar për të siguruar që KFOR-i ta plotësojë mandatin e tij të OKB-së. Është esenciale që të vërtetohen faktet dhe fajtorët të mbahen përgjegjës”, tha Rutte.
Ai ka falëndruar Malin e Zi për përkrahjen që ia jep misionit të KFOR-it në Kosovë.