Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për ndryshimin e emërtimit të rrugës A, me emrin e veprimtarit Xhim Xhema.
Ky ishte propozimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama i cili tha se Xhema është një hero kombëtar i kohërave tona moderne.
“Xhim Xhema një patrioti i yni që me punën e palodhshme la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë moderne. Ai dha kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Emri i tij është Xhemajl Xhema, por për shkak se jetoi në Amerikë u njoftë si Xhim Xhema. Rruga A është një projekt i madh dhe me mendimin tonë ky është mesazh për t'ua përcjellë brezave të reja se njeriut tonë ja sigurojmë përjetësinë në historinë tonë”.
Ky propozim u votua më 45 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.