Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas kërkesave të shumta nga qytetarët do të mbyllet për qarkullim rruga “Fehmi Agani”, çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00.
Komuna e Prishtinës ka thënë saktësisht do të mbyllet rruga nga kryqëzimi me rrugën “Migjeni” deri në kryqëzimin me rrugën “UÇK”.
Vendimi do të vlejë deri më 31 gusht.
Do të përjashtohen nga ky vendim mjetet motorike me rëndësi të veçantë, mjetet për intervenime nga institucionet kompetente (policia, inspektorati dhe automjetet emergjente) dhe banorët e lagjes.
