Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të martën (15 prill) do të bëhet minim i masave të forta shkëmbore në segmentin e rrugës Dollc-Gjakovë, me ç’rast do të mbyllet rruga për qarkullim të automjeteve.
Sipas Ministrisë, mbyllja do të bëhet nga ora 15:00 deri në 15:30, e punimet do të zhvillohen në pjesën e rrugës kah fshati Volljakë.
Shoferëve iu është thirrje që shfrytëzojnë rrugë alternative gjatë këtij intervali kohor.
“Ju njoftojmë se nesër më 15.04.2025( E martë) në trasen e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakovë L=31, do të realizohet minimi Nr.1 i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës. Punimet do të zhvillohen në pjesën e rrugës kah fshati Volljakē. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit te trafikut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.