Arbëri

Rriten rastet e sulmeve nga qentë endacakë në kryeqytet

Qentë endacakë

Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se është rritur numri i rasteve të personave që kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e kafshimeve nga qentë endacakë.

Nga janari deri më tani janë regjistruar 112 raste, përfshirë edhe lëndime të rënda që rrezikojnë jetën, e SHSKUK-ja tha se vazhdon apelin te Komuna e Prishtinës që të gjendet një zgjidhje e shpejtë.

“Bazuar në statistikat e Klinikës Emergjente, është rritur numri i rasteve që kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e dëmtimeve trupore nga kafshimi i qenve endacakë. Nga 1 janari deri më tani janë regjistruar 112 raste që kanë pësuar dëmtime të ndryshme trupore, përfshirë edhe raste me lëndime më të rënda që rrezikojnë jetën, e që janë spitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Infektive. Vitin e kaluar, në Klinikën Emergjente ishin regjistruar 84 raste që kishin kërkuar tretman mjekësorë nga kafshimi i qenve, kurse këtë vit ka rritje të rasteve të tilla”, thuhet në komunikatë.

Ky institucion ka thënë se vazhdon të ofrojë shërbime shëndetësore “andaj të mos shndërrohet në institucion ku rrezikohet jeta e pacientëve, familjarëve dhe qytetarëve të tjerë”.