Arbëri

Rrëfimi për karantinën e Gjakovës

Qetësinë e përditshmërisë së 13 marsit 1972 do ta prishte vetëm doktor Xhelal Xhibo, mjek specialist në Prizren, pasi do ta kontrollonte një vajzë nga Rahoveci. Rioshja kishte temperaturë të lartë e puçrra të kuqe në fytyrë e trup. Xhibo ngriti menjëherë alarmin e dyshimit.

“Kësaj i thonë variola vera, ose popullorçe lia. Kjo shkakton epideminë më vdekjeprurëse nga të gjitha sëmundjet e tjera ngjitëse. Unë kurrë nuk kam parë njeri me variola vera, por kjo që pashë te kjo vajzë e Rahovecit, nuk është inflamacion, as fruth”, deklaronte specialisti Xhibo.

Kjo është vetëm një pjesë e shkrimit të veteranit të gazetarisë shqiptare, Nehat Islami, përmbledhur nga shkrimet e “Rilindjes”. “Variola Vera: Diversion apo rastësi”, titullohet njëri prej shkrimeve të përzgjedhura në librin “Një adresë në Bukuresht”, botuar më 2016 nga shtëpia botuese, “Faik Konica”.

“Lajmi mori botën po atë ditë. Në këtë rrëmujë njerëzit në Kosovë e ndien veten të mbytur në panik”.

Dy 13-shat e të ligave

Fiks 48 vjet më vonë, Islami dëgjoi nëpërmjet mediave lajmin për pacientin e parë të prekur nga sëmundja ngjitëse, COVID-19, shkaktuar nga virusi korona, që ka prekur mbi gjysmë milioni qytetarë të botës. Deri të premten në mesditë, Kosova ka regjistruar 86 raste, njëri me fatalitet. Por ka regjistruar edhe pacientin e parë të shëruar.

Më 1972, lufta me epideminë do të fitohej pas dy muajsh. Të dhënat tregonin se në Kosovë ishin infektuar 123 persona, ndërsa 26 kishin vdekur. Në Serbi, prej nga erdhi në Kosovë, ishin infektuar 194 persona, prej tyre 40 të vdekur. Islami thotë se specialistja Xhibo ua hapi sytë autoriteteve federale... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas)