Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i ashpër për ndalimin e edicionit të 10-të të festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, nga autoritetet e Serbisë.
Rohde ka thënë se mbështetja e ndalimit e promovon nacionalizmin dhe kjo nuk ka vend në Evropë.
Kështu është shprehur ai pas takimit të realizuar të mërkurën me Kushtrim Koliqin nga organizata “IntegraNGO”, partner i këtij festivali.
“Sapo u takua me Kushtrim Koliqin nga ‘IntegraNGO’, partneri i festivalit ‘Mirëdita, Dobar dan!', organizuar nga njerëz të guximshëm nga Kosova dhe Serbia me fokus paqen dhe pajtimin. Autoritetet serbe ndaluan tani edicionin e tij të 10-të. Mbështetja e ndalimit po promovon nacionalizmin. Kjo nuk ka vend në Evropë”, ka shkruar ai.
Just met Kushtrim Koliqi from @IntegraNGO, 🇽🇰 partner of 'Miredita, Dobar Dan'-festival, organized by courageous ppl from 🇽🇰&🇷🇸 focusing on peace + reconciliation.
🇷🇸 authorities now banned its 10th edition. Advocating the ban is promoting nationalism. This has no place in Europe pic.twitter.com/1oZqeCHlbn— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 3, 2024