Arbëri

Rohde: Për 17 vjet, Kosova bëri hapa të jashtëzakonshëm në demokraci

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde / Foto: KOHA

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Pavarësinë e Kosovës duke thënë se marrëdhënia midis dy vendeve është dëshmi e lidhjes së fortë mes kombeve. 

Në mesazhin e urimit, Rohde ka thënë se Kosova përgjatë këtyre 17 vjetëve ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në demokraci, ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se Gjermania mbështetë rrugëtimin e Kosovës dhe vazhdon të punojë krah saj. 

“Sot ju festoni momentin tuaj historik - Ditën tuaj të Pavarësisë. Në emër të Gjermanisë dhe të gjithë ambasadës gjermane, ju shpreh urimet e mia të përzemërta. Që nga shpallja e Pavarësisë 17 vjet më parë, Kosova ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në demokraci, ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Udhëtimi juaj drejt sovranitetit është shënuar nga qëndrueshmëria dhe vendosmëria. Gjermania ka qenë krenare teksa ka qëndruar pranë jush dhe ka mbështetur udhëtimin tuaj. Marrëdhënia jonë dypalëshe është dëshmi e lidhjes së fortë midis kombeve tona. Së bashku kemi arritur përparim të madh dhe do të vazhdojmë të punojmë krah për krah. Pavarësia e Kosovës nuk është vetëm një simbol, por një realitet i gjallë i demonstruar nga ngritja e institucioneve të forta shtetërore dhe progresi i bërë që atëherë”, ka thënë Rohde.