Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Gjermania vazhdon të mbetet e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
“Gjermania mbetet e përkushtuar për të sjellë Kosovën në Këshill të Evropës sa më shpejt. Ecja përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe do ta bëjë këtë të ndodhë”, ka shkruar ambasadori në rrjetin social X.
Tutje ai ka shprehur përkrahjen institucionale ndaj organizatave Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe FOL-i që merren me punën e sundimit të ligjit, duke theksuar se mbështet projektin “për të forcuar sundimin e ligjit dhe për t’u përgatitur për Këshillin e Evropës”.
Gjermania ishte në mesin e shteteve që kushtëzuan pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit.