Arbëri

Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës

Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës

Me nderime shtetërore janë rivarrosur mbetjet mortore të dhjetë viktimave të luftës që ishin në listën e personave të zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin të Gjakovës.

Ceremonia e rivarrimit të martirëve Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Sheremet (Brahim) Ismajli, Osman (Kadri) Fejza, Shkelzen (Rifat) Hajdaraj, Bekim (Muharrem) Gashi, u bë në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe”, në Grabanicë të Klinës.

Ndërsa, në varrezat në Jashanicë të Klinës u rivarrosën eshtrat e Mentor (Xhemajl) Myrtajt. 

Ceremonitë e rivarrimit të martirëve të tjerë vazhduan menjëherë pas të parave. Rivarrimi i viktimës Vehbi (Pajazit) Halilaj u bë në varrezat e fshatit Llapqevë në Malishevë. Mbetjet mortore të Mentor (Maliq) Kryeziu u rivarrosën në Bubavec të Malishevës. 

Rivarrimi i mbetjeve mortore të Sabedin (Kadri) Kryeziu ishte bërë më 21 mars në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.