Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i përditësuar rezultatet për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke ngarkuar të dhëna bazuar në numrin e votave në vendvotimet e numëruara. Në këtë tekst do t’i gjeni përditësimet e fundit. Sipas numërimit të votave nga Demokracia në Veprim në 98 për qind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40.4 për qind, me marzhë gabimi prej 1.44 për qind.

 


Këto janë qytetet ku ende s’janë numëruar të gjitha votat

2 muaj më parë / 10 shk 2025 22:50
Vota - zgjedhjet 2025

Photo: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar votat në 99.17 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e mbajtura në Kosovë të dielën. 

Nga 2533 vendvotimeve, janë procesuar 2512 vendvotimeve. 

Sipas rezultateve aktuale preliminare të KQZ-së kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 40.83 për qind të votave, pasuar nga PDK-ja me 22.15 për qind dhe LDK-ja me 17.59 për qind. 

Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët gjendet në vendin e katërt me 7.47 për qind të votave. 

Në rezultatet preliminare të KQZ-së nuk janë përfshirë votat me kusht, ato të personave me aftësi të kufizuara dhe votat e mërgatës. 

Në Deçan kanë mbetur pa numëruar votat në një vendvotim, ndërsa atje më së tepërmi vota ka mbledhur koalicioni AAK-Nisma-Konervatorët-Intelektualët. Janë numëruar votat në 49 nga 50 vendvotimet. 

Në Gjilan kanë mbetur pa u procesuar tetë vendvotime. Janë procesuar 121 nga 129 vendvotime, ndërsa kryesor LVV-ja me 51.73 për qind të votave. 

Në Klinë janë procesuar votat në 60 prej 62 vendvotimeve, ndërsa kryeson PDK-ja me 27.34 për qind të votave, pasuar nga LVV-ja me 26.36 për qind. 

Në Mitrovicë ka mbetur një vendvotim pa u procesuar. Janë procesuar 104 prej 105 vendvotimeve, ndërsa kryeson LVV-ja me 56.38 për qind të votave. 

Në Leposaviq janë procesuar 23 prej 26 vendvotimeve, ndërsa kryeson Lista Serbe me 67.09 për qind të votave. 

Në Pejë janë procesuar 131 prej 132 vendvotimeve, ndërsa kryeson LVV-ja me 41.37 për qind të votave pasuar nga LDK-ja me 27.65 për qind. 

Në Podujevë po ashtu ka mbetur një vendvotim pa u procesuar ende. Janë procesuar 109 prej 110 vendvotimeve e kryeson LVV-ja me 49.60 për qind të votave, pasuar nga LDK-ja me 29.67 për qind.

Në Prizren janë procesuar 234 prej 236 vendvotimeve. LVV-ja kryeson me 40.67 për qind të votave, pasuar nga PDK-ja me 22.81 për qind. 

Shtërpcë janë procesuar 16 prej 17 vendvotimeve, e kryeson Lista Serbe me 59.95 për qind të votave. 

Mitrovicë të Veriut janë procesuar 23 prej 24 vendvotimeve, e kryeson Lista Serbe me 54.77 për qind të votave. 

Sa deputetë i takojnë VV-së, bazuar në dy versione të DnV-së

2 muaj më parë / 10 shk 2025 21:52
Rezultatet e zgjedhjeve

Eeugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se sipas rezultateve aktuale të votave, Lëvizjes Vetëvendosje i takojnë 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se derisa rezultatet në vendvotimet e rregullta janë në përfundim, Partia Demokratike e Kosovës i merr 25 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 deputetë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë.

"Edhe pse ende mbeten në kalkulim rreth 100-120 mijë vota, përfshirë ato jashtë vendit dhe votat me kusht, ndikimi i tyre në rezultatin përfundimtar do të jetë margjinal", ka shkruar C

Sipas Cakollit, nëse VV-ja i merr 60% të votave nga diaspora, do t'i marrë edhe dy mandate shtesë në Kuvend.

Ai ka shtuar se në një variant, nëse VV-ja i fiton mbi 75 për qind të votave jashtë vendit, mund t'i arrijë deri në 51 deputetë, ndërsa në një tjetër variant nëse merr më pak se 50% të votave, mund të bjerë në 46 deputetë.

“Përndryshe, votat/përqindja e partive që nuk e kalojnë pragun as nuk shpërndahen e as nuk i shtohen ndonjë partie tjetër – ato thjesht nuk llogariten gjatë ndarjes së mandateve”, ka thënë ai.

Përfundon numërimi i votave në katër komuna – dalin rezultatet

2 muaj më parë / 10 shk 2025 19:39
Numërimi i votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se së fundmi ka përfunduar numërimi i votave të rregullta në Gjakovë, Istog, Suharekë dhe në Graçanicë.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet në Gjakovë, duke dalë e para me 19.151 vota apo 47.78%, pasuar nga AAK-ja me 7.820 vota apo 19.51%. E treta renditet LDK-ja me 6.518 vota apo 16.26% dhe PDK-ja tutje me 4.051 vota apo 10.11%.

E para VV-ja ka dalë edhe në Istog.

Atje i ka marrë 6.215 vota apo 35.21%, ndërsa LDK-ja ka dalë e dyta me 5.970 vota apo 33.82%. E treta renditet PDK-ja me 2.160 vota apo 12.24% dhe AAK-ja tutje me 1.475 vota apo 8.36%.

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore edhe në Suharekë. Atje i ka marrë 8.898 vota apo 34.27%, pasuar nga LDK-ja me 7.028 vota apo 27.07%. AAK-ja është e treta me 4.780 vota apo 18.41%. PDK-ja është e katërta me 4.724 vota apo 18.19%.

Në Graçanicë e para ka dalë Lista Serbe me 6.544 vota apo 68.62%. E dyta renditet Za Slobodu Pravdu i Opstanak me 1.144 vota apo 12.00%, e e treta është VV-ja me 546 vota apo 5.73%.

Të martën nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

2 muaj më parë / 10 shk 2025 19:22
Votat nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të martën (11 shkurt) do të nisë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

KQZ-ja njoftuar se gjatë këtij procesi do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike, ashtu siç parashihet me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit.

“Ju njoftoj se gjatë ditës së martë, në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sqarojmë se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Ky institucion ka njoftuar se pas përfundimit të këtyre procedurave do të bëhet numërimi i votave nga diaspora, i votave me kusht, i personave me aftësi të kufizuara si dhe i aspekteve të tjera.

“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe pritet ta humbë një ulëse në Kuvend, atë pritet ta fitojë partia e Rashiqit

2 muaj më parë / 10 shk 2025 19:19 Nga: Ardit Kika
Nenad Rashiq

Nenad Rashiq

Photo: Driton Paçarada

Lista Serbe pretendon se i ka fituar të gjitha 10 vendet e rezervuara në Kuvend për komunitetin serb. Por subjekti tjetër politik “Për Liri Drejtësi dhe Mbijetesë”, i udhëhequr nga Nanad Rashiq, beson se do të përfaqësohet me të paktën një deputet, bazuar në rezultatet preliminare, duke lënë Listën Serbe me 9.

Në një konferencë të mbajtur në orët e vona të së dielës, ministri në largim për Komunitete dhe Kthim, Rashiq, tha se pavarësisht përpjekjeve për ta mundur me mjete brutale, partia e tij pa dilemë do të jetë pjesë e Kuvendit.
 

“Jemi absolutisht të bindur se do të jemi pjesë e Kuvendit, por nuk dua të ngutemi me këtë meqë do të presim rezultatet zyrtare. Më pas do të jetë krejt e qartë se partia jonë mund të mos ketë vetëm një, por edhe më shumë deputetë, sepse mendoj që e merituam, jo vetëm sepse luftojmë për serbët autentikë të Kosovës, por sepse fituam numrin e duhur të votave”, tha Rashiq. 

Lista Serbe dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë shpallur fitoren pa dalë rezultatet preliminare. Të dy e quajtën rezultatin e Listës Serbe fitore të Serbisë.
 

“Dua t’ua jap lajmin se nga rezultatet paraprake në të gjitha vendbanimet serbe në Kosovë e Metohi, partia jonë është fituese absolute e këtyre zgjedhjeve dhe se në duart e Listës Serbe dhe kombit serb janë 10 ulëse të Kuvendit në Prishtinë”, tha kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek.  

“Këto rezultate janë thuajse të pabesueshme kur marrim parasysh se çfarë bëri Kurti për ta shkatërruar kombin serb dhe Listën Serbe e gjithçka që bënë ndërkombëtarët, haptas e fshehurazi, për ta shkatërruar Listën Serbe dhe për t’i ndihmuar të gjithë të tjerët kundër përfaqësuesve më të fortë serbë”, tha Vuçiq. 

Rashiq i quajti deklaratat e tyre dezinformuese. E u ankua po ashtu se simpatizantët e Listës Serbe provokuan afër zyrave të partisë së tij me festime të mëdha. 

Edhe rezultati preliminar i koalicionit të vëzhguesve Demokracia në Veprim tregon se subjekti politik i udhëhequr nga Rashiqi ka fituar një ulëse në Kuvend. 

Kjo qëndron edhe në bazë të rezultateve preliminare të mbi 95 për qind të votave të numëruara. 

Nëse konfirmohet, kjo do të jetë hera e parë që partia e Rashiqit do të përfaqësohet në Kuvend.

Që nga themelimi para më shumë se 10 vjetëve, Lista Serbe ka fituar të gjitha mandatet e rezervuara për serbët, me përjashtim të zgjedhjeve të vitit 2017, kur një ulëse e fitoi SLS-ja e Slobodan Petroviqit.

KQZ-ja publikon shifrat e reja, ja rezultati

2 muaj më parë / 10 shk 2025 18:42
Vota - ne zgjedhjet 2025

Photo: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të së dielës, pas procesimit të votave të rreth 98.97 për qind të vendvotimeve. 

Sipas shifrave Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.81 për qind të votave apo 338 mijë e 948 vota. PDK-ja gjendet e dyta me 22.16 për qind të votave apo 184 mijë e 040 vota. Ndërsa LDK-ja është e treta me 17.60 për qind të votave apo 146 mijë e 147 vota. 

Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët dhe Intelektualët gjenden në vendin e katërt me 7.46 për qind të votave apo 61 mijë e 968vota. Ende s'janë procesuar votat me kusht dhe ato të diasporë

Numërimi i votave ka përfunduar edhe në Skenderaj.

PDK-ja ka dalë e para me 16.527 vota apo 77.29%, VV-ja me 2.622 vota apo 12.26%, AAK-ja me 1.203 vota apo 5.63% dhe LDK-ja me 403 vota apo 1.88%.

DnV: Mosfunksionimi i sistemit në ditën e zgjedhjeve ka zbehur besimin e qytetarëve në KQZ

2 muaj më parë / 10 shk 2025 17:59 Nga: Rinesa Qorri
markeri ne gisht

Photo: Driton Paçarada

Mosfunksionimi i sistemit të KQZ-së gjatë ditës së zgjedhjeve, ka zbehur besimin e qytetarëve në këtë institucion, është thënë në konferencën e Demokracisë në Veprim, të hënën.

Eugen Cakolli, nga ky koalicion i organizatave joqeveritare, tha se me gjithë disa shkelje, në përgjithësi procesi zgjedhor i 9 shkurtit është zhvilluar në përputhje me standardet demokratike.

“Megjithatë pas një dite të mirë zgjedhore që është shoqëruar nga një interesim i lartë i qytetarëve dhe është zhvilluar në një frymë demokratike, për shkak të probleme teknike ne sistemin elektronik të publikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit, DnV-ja konsideron se ky zhvillim ka zbehur besimin e publikut si në rezultatet zgjedhore ashtu edhe në punën e KQZ-së”, tha Cakolli. 
 

Sipas Cakollit, dyshime në lidhje me sigurinë dhe integritetin e këtij procesi zgjedhor, janë ngjallur edhe me dështimet dhe problemet lidhur me transportin e votave të diasporës.
Përveç në ditën e zgjedhjeve, Cakolli tha se ky proces është duke u përcjellë me telashe të tjera, duke vënë theks të veçantë te mosfillimi i numërimit të votave të kandidatëve. 
Sipas tij, ky proces i numërimit është dashur të nisë të hënën. 

“Fatkeqësisht gjatë ditës së sotme është raportuar që shumë prej qendrave e mbase të gjitha kanë pasur vonesa apo pamundësi për të filluar procesin e numërimit të votave të kandidatëve edhe pse në bazë të dispozitave ligjore ky process duhet të fillonte në orën 8:00 të sotme të mëngjesit… Ky proces të zgjasë për disa ditë nëse jo javë”, tha Cakolli.

DnV-ja i ka bërë thirrje KQZ-së që të sigurohet që procesi i numërimi i votave të zhvillohet pa vonesa të mëtutjeshme. 

CACTTUS tregon arsyet e problemeve me faqen dhe aplikacionin e KQZ-së

2 muaj më parë / 10 shk 2025 17:32
KQZ

CACTTUS, kompania që zhvilloi aplikacionin për Komisionin Qendror Zgjedhor, ka treguar arsyet për problemet që u shfaqën në faqe gjatë të dielës në ditën e zgjedhjeve. 

CACTTUS ka thënë se sfidat lindën nga vëllimi i paprecedentë në trafikun në faqen e internetit të KQZ-së, që kishte mbingarkuar konfigurimin ekzistues të aplikacionit “CloudFlare”. 

“Ky moskonfigurim adekuat i aplikacionit CloudFlare (aplikimi dhe menaxhimi i të cilit është në përgjegjësi të ASHI/KQZ-së, dhe nuk është dhe nuk ka qenë në përgjegjësi e as në kompetencë të CACTTUS sh.a.) rezultoi në një  bllokadë jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të aplikacionit tonë”, tha CACTTUS. 

Po ashtu u tha se faqja e internetit të KQZ-së, së bashku me infrastrukturën tjetër qeveritare, kanë qenë shënjestër e sulmeve të vazhdueshme kibernetike si gjatë ditës së zgjedhjes po ashtu edhe sot. 

“Ne gjithashtu dëshirojmë të theksojmë faktin se faqja e internetit të KQZ-së, së bashku me  infrastrukturën tjetër qeveritare, ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike të vazhdueshme, si gjatë  ditës së zgjedhjeve, poashtu duke vazhduar edhe sot. Sipas analizës së ekspertëve tonë (në foto), këto  sulme përfshijnë sulme DdoS (Distributed Denial Of Service Attack). Ky lloj sulmesh (DDoS) është  një lloj sulmi kibernetik që synon të ndërpresë trafikun normal të internet serverit, shërbimit ose  rrjetit të synuar (në këtë rast të KQZ-së dhe ASHI) duke e mbingarkuar atë me një vërshim të trafikut  të internetit. Në thelb, është si një bllokim i madh trafiku në një autostradë digjitale, duke penguar  përdoruesit legjitimë të arrijnë në destinacionin e tyre. Ndërsa vetë aplikacioni i votimit mbeti i sigurt  dhe funksional, këto sulme kanë paraqitur një sfidë shtesë për ruajtjen e disponueshmërisë së  vazhdueshme të faqes së internetit. Ne po bashkëpunojmë në mënyrë aktive me Komisionin  Zgjedhor të Kosovës, organet e drejtësisë dhe agjencitë qeveritare përkatëse për të zbutur këto sulme  dhe për të mbrojtur integritetin e sistemit”, tha CACTTUS.  

Përfundon numërimi në Prishtinë e Ferizaj

2 muaj më parë / 10 shk 2025 16:59
Prishtina zgjedhjet

Ka përfunduar numërimi i votave të rregullta në Prishtinë dhe në Ferizaj, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas rezultateve preliminare, në Prishtinë fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 54.696 vota apo 46.91 për qind.

Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 29.889 vota apo 25.63 për qind, ndërsa e treta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.326 vota apo 18.29 për qind.

Edhe në Ferizaj VV-ja është e para. Ajo ka marrë 28.673 vota apo 50.97 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 15.619 vota apo 27.76%. Në vendin e tretë është LDK-ja me 7261 vota apo 12.91%.

Numërohen votat në mbi 95% të vendvotimeve, këto janë rezultatet

2 muaj më parë / 10 shk 2025 15:59
zgjedhjet

Photo: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, pas procesimit të votave të mbi 95.70% të vendvotimeve.

Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosja ka fituar 41.16%, të votave, PDK-ja 22.34%, LDK-ja, 17.74%, AAK-ja 7.44, Lista Serbe 3.92% e Koalicioni për Familje 2.29%.

Sipas këtyre të dhënave LVV-ja ka fituar 331 mijë e 810 vota, PDK-ja 180 mijë e 83, LDK-ja 142 mijë e 990, AAK-ja me Nismën 59 mijë e 973, Lista Serbe 31 mijë e 584 e Koalicioni për Familje 18 mijë e 427.

Të dhënat e KQZ-së janë përditësuar pas orës 15, nga numërimi i 2 mijë e 424 vendvotimeve nga gjithsej 2 mijë e 533 sa kanë qenë.

Rezultatet pas numërimit të mbi 94% të vendvotimeve

2 muaj më parë / 10 shk 2025 15:21
zgjedhjet

Foto: Arkiv

Photo: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, pas procesimit të votave të mbi 94.04% të vendvotimeve.

Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosja ka fituar 41.14%, të votave, PDK-ja 22.42%, LDK-ja, 17.66%, AAK-ja 7.48, Lista Serbe 3.84% e Koalicioni për Familje 2.29%.

Sipas këtyre të dhënave LVV-ja ka fituar 326 mijë e 484 vota, PDK-ja 177 mijë e 890, LDK-ja 140 mijë e 100, AAK-ja me Nismën 59 mijë e 356, Lista Serbe 30 mijë e 495 e Koalicioni për Familje 18 mijë e 191.

Të dhënat e KQZ-së janë përditësuar pas orës 15, nga numërimi i 2 mijë e 382 vendvotimeve nga gjithsej 2 mijë e 533 sa kanë qenë.

KQZ-ja numëron mbi 93% të vendvotimeve

2 muaj më parë / 10 shk 2025 13:41
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, pas procesimit të votave të mbi 93.25% të vendvotimeve.

Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosja ka fituar 41.01%, të votave, PDK-ja 22.46%, LDK-ja, 17.66%, AAK-ja 7.51, Lista Serbe 3.88% e Koalicioni për Familje 2.29%.

Sipas këtyre të dhënave LVV-ja ka fituar 322 mijë e 376 vota, PDK-ja 176 mijë e 570, LDK-ja 138 mijë e 833, AAK-ja me Nismën 59 mijë e 36, Lista Serbe 30 mijë e 485 e Koalicioni për Familje 17 mijë e 986.

Të dhënat e KQZ-së janë përditësuar pas orës 13, nga numërimi i 2 mijë e 362 vendvotimeve nga gjithsej 2 mijë e 533 sa kanë qenë.
 

Bie sërish për pak kohë faqja e KQZ-së

2 muaj më parë / 10 shk 2025 12:56
KQZ

(E përditësuar) - 

Probleme janë hasur sërish në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas rreth një orësh jashtë sistemit, është kthyer sërish faqja e KQZ-së. 

Ka rënë sërish faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). 

Probleme me faqen KQZ-ja ka pasur edhe të dielën, por sot (e hënë), patra se faqja të binte përsëri, KQZ-ja ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt. 

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, të dhënat janë shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve.
 

Numërohen mbi 90% të vendvotimeve, këto janë rezultatet

2 muaj më parë / 10 shk 2025 11:20
zgjedhjet

Photo: Alban Bujari

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, pas procesimit të votave të mbi 90.13% të vendvotimeve. 

Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosja ka fituar 41.00%, të votave, PDK-ja 22.37%, LDK-ja, 17.57%, AAK-ja 7.56, Lista Serbe 3.98% e Koalicioni për Familje 2.30%.

Sipas këtyre të dhënave LVV-ja ka fituar 311 mijë e 907 vota, PDK-ja 170 mijë e 198, LDK-ja 133 mijë e 693, AAK-ja me Nismën 57 mijë e 539, Lista Serbe 30 mijë e 273 e Koalicioni për Familje 17 mijë e 507.

Të dhënat e KQZ-së janë përditësuar pas orës 11, nga numërimi i 2 mijë e 283 vendvotimeve nga gjithsej 2 mijë e 533 sa kanë qenë.

KQZ: Është tejkaluar problemi, të dhënat po shfaqen pa pengesë në platformën e rezultateve

2 muaj më parë / 10 shk 2025 11:10
KQZ

Photo: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt. 

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve. 

“Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike. Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahashuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, ka theksuar Elezi.

LVV fiton 41.09%, PDK 22.15%, LDK 17.64%

2 muaj më parë / 10 shk 2025 07:31
Pamje nga zgjedhjet 2025

Photo: Driton Paçarada

(E përditësuar në 09:15) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, pas procesimit të votave të mbi 88.91% të vendvotimeve. 
Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosja ka fituar 41.09%, të votave, PDK-ja 22.15%, LDK-ja, 17.64%, AAK-ja 7.63, Lista Serbe 4.03% e Koalicioni për Familje 2.30%.

Sipas këtyre të dhënave LVV-ja ka fituar 308 mijë e 481 vota, PDK-ja 166 mijë e 280, LDK-ja 132 mijë e 384, AAK-ja me Nismën 57 mijë e 267, Lista Serbe 30 mijë e 241 e Koalicioni për Familje 17 mijë e 265.

Të dhënat e KQZ-së janë përditësuar pas orës 09:10, nga numërimi i 2 mijë e 252 vendvotimeve nga gjithsej 2 mijë e 533 sa kanë qenë.

Të dielën faqja e KQZ-së ka pasur probleme. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi nuk ka kthyer përgjigje nëse problemet janë tejkaluar.

Vetëvendosja prin në të gjitha komunat e mëdha

2 muaj më parë / 10 shk 2025 09:51
Komunat zgjedhjet

Foto-ilustrim: KOHA

Me 51,631 apo 46.80 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje po kryeson në komunën e Prishtinës.

Në këtë komunë, Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur e dyta me 28,178 vota apo 25.54 për qind.

Për gjithsej 88.04 për qind të votave të numëruara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës ka pasuar në këtë komunë me 20,333 vota apo 18.43 për qind të tyre.

Koalicioni për Familjen ka marrë 4,667, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 3,656.

VV-ja e para në Prishtinë

LVV-ja prin edhe në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje po prin edhe në komunën e dytë më të madhe, atë të Prizrenit.

Me 25,111 apo 40.78 për qind të votave, LVV-ja prin bindshëm krahasuar me partinë e dytë të renditur – PDK-në, e cila ka marrë 22.85 për qind të votave apo 14,070 gjithsej.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 6,567 vota apo 10.66 për qind, ndërsa është pasuar nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 4.77 për qind apo 2,935 vota.

Koalicioni Vakat është renditur i pesti me 2,453 vota ose 3.98 për qind.

Këto janë rezultatet nga 91.10 për qind të votave të numëruara në këtë komunë.


Vetëvendosje me fitore bindëse në Mitrovicë

Me mbi 56 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në komunën e Mitrovicës.

Me 17,174 vota, kjo parti ka lënë në vend të dytë Partinë Demokratike të Kosovës që ka marrë gjithsej 30.70 për qind të votave, apo 9,361.

Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur e treta me 1,941 vota apo 6.37 për qind, e pasuar nga Koalicioni për Familje me 3.38 për qind. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 91.43 për qind të votave në këtë komunë deri në orën 10:19.


Vetëvendosje e para edhe në Pejë

Nga 81.82 për qind të votave të numëruara në Pejë, 41.49 për qind i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje. 

Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur e dyta me 27.99 për qind të votave në këtë komunë. 

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët kanë mbledhur 12.70 për qind të votave, duke u pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 10.09 për qind. 


Rezultatet e zgjedhjeve në Gjakovë

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota nga të gjitha subjektet politike edhe në komunën e Gjakovës.

Me 17,470 vota të mbledhura nga 93.10 për qind e votave të numëruara në këtë komunë, VV-ja ka arritur t’i fitojë 47.15 për qind të votave. 

Koalicioni AAK-Nisma Socialdemokrate është renditur e dyta në këtë komunë me 7,300 vota apo 19.70 për qind të tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 16.69 për qind të votave, duke u pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 10.23 për qind.


Mbi gjysma e votave në Ferizaj për Vetëvendosjen

Mbi gjysmën e votave në Ferizaj ka arritur t’i marrë Lëvizja Vetëvendosje në 90.13 për qind të vendvotimeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 51.08 për qind apo 26,126 vota ka fituar kjo parti në Ferizaj.

E dyta në listë është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 14,057 vota apo 27,49 për qind. 

Me 12.82 për qind të votave apo 6,554 Lidhja Demokratike e Kosovës ka zënë vendin e tretë. 


Rezultatet në 78% qendra të votimit në Gjilan

Sikurse në komunat tjera të mëdha në Kosovë, edhe në Gjilan Lëvizja Vetëvendosje prin me rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit. 

Nga numërimi i 78.29 për qind e vendvotimeve, 51.54 për qind e votave janë për LVV-në, 21.73 për qind për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndërsa 17.06 për qind për Partinë Demokratike të Kosovës.

Rezultat i ngushtë është shënuar midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Koalicionit për Familje. AAK-ja ka marrë 996 vota, ndërsa ky koalicion 980. 


Afër 50% e votave për VV-në në Podujevë

49.92 është përqindja e votave që Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur në Podujevë në 85.45 për qind të vendvotimeve. 

Kjo përqindje votash shënon ngritje krahasuar me partinë e dytë më të votuar në këtë vend, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

LDK-ja ka marrë 29.42 për qind të votave apo 10 mijë e 609 gjithsej. 

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës me 14.56 për qind ka marrë 5,252 vota.