Komuna e Prishtinës është përballur me vërshime të mëdha gjatë orëve të para të së hënës.
Moti i papërshtatshëm që shkaktoi reshje të mëdha të shiut ka bërë që rrugët e kryeqytetit të pësojnë dëme.
Një nga to është edhe rruga “A”, e cila është duke u ndërtuar.
KOHA ka siguruar pamje nga kjo zonë, ku vendpunimet janë shndërruar në “lumë”.
Vërshimet kanë qenë të vërejtura edhe në lagjet tjera. Dëme janë shkaktuar edhe në lagjen “Kalabria”.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas reshjeve të fundit janë shkaktuar edhe dëme materiale në disa zona.
“Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar. Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
VIDEO: