Arbëri

Refuzimi i vizitave në Luginë, Mustafi: Vazhdim i diskriminimit të shqiptarëve

Mustafi

Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, të mërkurën i është refuzuar kërkesa për vizitë në Luginën e Preshevës nga Qeveria e Serbisë. Arsyetimi ka qenë se qëndrimet e ministrit janë kundër komunitetit serb në Kosovë dhe kundër paqes dhe stabilitetit.

Reciprokisht ka vepruar Kosova më pas. Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar më vonë të mërkurën se e ka refuzuar kërkesën e ministrit serb, Dejan Ristiq, për vizitë në Kosovë.

Sipas ish-kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, Qeveria serbe në vazhdimësi po pengon institucionet e Kosovës dhe po diskriminon shqiptarët në Luginë.

“Në vazhdimsi Qeveria e Serbisë po pengon dhe po insiston të pengojë e mos mundësojë që të ketë lidhje të drejtëprdrejt të institucioneve të Kosovës. E shohim si ngritje të tensioneve, madje vazhdim të diskriminimit dhe pengim të isntitcuyioneve të Kosovës për kujdesje ndaj shqiptarëve në Luginë. Vizitat e tyre do kishin impaktin e duhur”, ka thënë ai në “Interaktiv”.

Mustafi ka thënë se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ngrihet në çdo tryezë ku flitet për Ballkanin Perëndimor.

Mustafi i cili aktualisht është këshilltar i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, ka shtuar se Lugina ka nevojë edhe për mbështetjen e Shqipërisë në shumë fusha.

“Është jologjike që Tirana apo Prishtina të ketë marrëdhënie të mira me Boegradin a në anën tjetër Beogradi të shtrojë diskriminimin e shtypjen ndaj sqiptarëve në Luginë. E dyta, më shumë se kurrë ka nevojë për strategji të përbashkët që adreso cshtjet e Luginës, e treta, Shqipëria mund të bëjë shumë më shumë, duke filluar hapjen e linjës buxhetore për mbështetjen e Luginës, duke hapur një konsullatë për shqiptarët atje e të tjera”.