Arbëri

Reduktime të ujit në disa qytete

Uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”, ka njoftuar se në Drenas, Fushë-Kosovë dhe Obiliq do të ketë reduktime të ujit gjatë së shtunës.

Sipas KRU “Prishtinës”, reduktime janë të domosdoshme për shkak se po vjen pak ujë nga kanali i Ibër-Lepencit, në të cilin gjatë së premtes pati shpërthim. Institucionet e Kosovës e ka konsideruar shpërthimin si akt terrorist, ndërsa për të e kanë fajësuar Serbinë.

Sipas njoftimit të ujësjellësit, reduktime në Drenas do të ketë sot nga ora 13:00 - 18:00, në Fushë-Kosovë dhe Obiliq nga ora 14:00 - 19:00.