Arbëri

Reagon Avokati i Popullit pasi Kuvendi nuk e kaloi Raportin e vitit 2022

Avokati i Popullit

Avokati i Popullit ka reaguar pasi më 23 maj nuk kaloi në Kuvendin e Kosovës raporti i vitit 2022 i këtij institucioni. 

Avokati ka thënë se situata e krijuar në seancë minon sistemin e kontrollit dhe balancave institucionale dhe rolin që ka vetë Parlamenti. 

“Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e tij që mungesa e shumë deputetëve në sallë kur duhej të trajtohej Raporti vjetor i Avokatit të Popullit, mungesa e debatit lidhur me të gjeturat e Raportit dhe më pas thirrja për të votuar kundër e përmbyllja e Seancës sipas kësaj thirrjeje, do të ngushtojnë hapësirën në raportimet për progresin e vendit në çështje të të drejtave të njeriut, ashtu siç veprime të tilla parlamentare, konsiderohen ndërhyrje dhe presion në punën e Institucioneve Nacionale të të Drejtave të Njeriut dhe qartazi shënojnë moment kur duhet bërë thirrje autoriteteve për reflektim e veprime të pjekura institucionale”, thuhet nga Avokati i Popullit.