Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka mohuar se komisionerët e partisë së tij, Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (GI SPO), për procesin e votimit për shkarkim të kryetarëve në Leposaviq dhe Zubin-Potok janë tërhequr.
“Asnjë komisioner i partisë sime nuk është tërhequr”, ka thënë ai në një përgjigje për KOHËN.
Tërhiqen komisionerët e partisë së Rashiqit në Leposaviq e Zubin-Potok
Komisionerët e partisë së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nened Rashiq, për procesin e votimit për shkarkim të kryetarëve në Leposaviq dhe Zubin-Potok janë tërhequr.
Burime të KOHËS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë thënë se në Leposaviq janë tërhequr 24 komisionerë, kurse në Zubin-Potok 15.
Procesi i votimit për ose kundër shkarkimit të kryetarëve në veri do të mbahet të dielën, më 21 prill.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Leposaviq të drejtë vote kanë 13 mijë e 674 qytetarë, në Zubin-Potok 6 mijë e 877, në Zveçan 7 mijë e 209 qytetarë dhe në Mitrovicë të Veriut 18 mijë e 796 qytetarë.
Procesi i votimit do të zhvillohet në Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.
KQZ-ja për këtë proces ka pasur në dispozicion 43 qendra votimi, por 33 nga to nuk u vunë në dispozicion nga drejtorët serbë të shkollave në këto komuna.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten ka njoftuar se i ka siguruar edhe rreth 10 qendra të tjera të votimit.
Të enjten anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, ka thënë për KOHËN se deri më tash kanë marrë konfirmimin për sigurimin e rreth 20 qendrave të votimit gjithsej.