Arbëri

Ramadani: Lista Serbe po e teston forcën e saj elektorale

Analisti Shkodran Ramadani

Analisti Shkodran Ramadani

Analisti Shkodran Ramadani, ka deklaruar se mundësitë janë reale që me anë të kërkesës për qytetarët serbë në Kosovë që të mos dalin në votimin e së dielës, Lista Serbe po e vlerëson si test forcën e saj elektorale.

Të dielën në “Speciale” të KTV-së, Ramadani ka thënë se Lista Serbe ka frikë se me daljen në masë të madhe të serbëve në zgjedhjet për apo kundër shkarkimit të kryetarëve të komunave veriore, do të dalë e dëmtuar nga ky proces. 

“Kjo ishte e pritur pas vendimi të Listës Serbe për të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe pas presioneve nga Beogradi për ta bërë një gjë të tillë, ka qenë i pritshëm ky rezultat. Ka mundësi që Lista Serbe po e vlerëson këtë si test edhe për forcën e saj elektorale në mesin e serbëve të Kosovës. Duket se ka frikë që në rast se daljes, ajo do të dalë e dëmtuar nga ky proces dhe do të dukej fragjile, pasi deri tani ka qenë e pasfiduar në politikëbërjen e serbëve të Kosovës dhe tash kur vije mundësia që të dalin dhe të maten në zgjedhje, ata stepen dhe tërhiqen dhe i shmangen këtij testi që mund ta demaskojë fuqinë e tyre reale. E kanë zgjedhur një strategji që u përshtatet qëllimeve të tyre”, ka thënë ai. 

Sipas Ramadanit, përqindja e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhje është argument i fortë për ta mirëmbajtur idenë që Lista Serbe është e vetmja që e përfaqëson komunitetin serb në Kosovë.