Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shkarkuar të enjten drejtorin e Inspektoratit, Florian Dushi, ka mësuar KOHA.
Sipas burimeve të KOHËS, në vend të tij pritet të emërohet drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci.
KOHA ka provuar të kontaktojë me Dushin, që tashmë është shkarkuar nga detyra, por ai e ka mbyllur telefonin.
E në një përgjigje për KOHËN, Brestovci ka thënë se është i gatshëm që të vendoset kudo, por që të mos tërhiqet nga drejtoria aktuale.
“E vërteta është që unë nesër, në ora 9, jam në Komunë. Dhe nëse kam ndonjë informacion për temën që shtroni mund të ju informoj nesër. Unë jam i gatshëm që të vendosem kudo ku ka nevojë për mua, me të vetmen dëshirë që të mos tërhiqem nga Drejtoria e Shërbimeve Publike”, ka thënë Brestovci për KOHËN.