Arbëri

Rama paralajmëron ndërtuesit: Do të gjobiteni nëse hidhni mbeturina

hedhja e mbeturinave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve, punonjësve e ndërtuesve që të  tregohen të kujdesshëm gjatë punës në objektet e ndërtimi. 

Ai u ka kërkuar punonjësve të ndërtimit që të mos hedhin mbeturina nga dritaret, sepse siç ka thënë ai, 
“rrezikoni kalimtarët dhe mbi të gjitha edhe veten”. Ai ka publikuar edhe disa fotografi të punonjësve duke i hedhur mbeturinat, duke thënë se ata janë gjobitur. 

“Inspektorët e rendit komunal kanë gjobitur kompaninë ndërtuese në bazë të rregullores, për këtë shkelje dhe do të veprohet njëjtë me të gjithë të tjerët që veprojnë në këtë mënyrë. Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të raportojnë shkelje të tilla të cilat cenojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Sjelle të tilla do të ndëshkohen me gjoba dhe mbyllje të kantiereve të ndërtimit!”, ka shkruar Rama në Facebook.