Arbëri

Rama në Bled: Kur Putin pushtoi Ukrainën, BE-ja e kuptoi se po jeton në një botë paralele

Edi Rama - Bled

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin Strategjik të Bledit, përshëndeti propozimin për të pasur një komisioner të përhershëm për zgjerim për vendet e rajonit.

Rama theksoi se rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“U ndjeva i inkurajuar, sepse më në fund dëgjova dikë të thotë atë që e them që ditën e parë. Ishte puna e Putinit. Atij iu desh të pushtonte një vend për të ndihmuar BE-në të kuptojë që po jeton në një botë paralele. Një vit më parë, këtu në Bled, znj. Ursula von der Leyen, premtoi planin e ri të rritjes që tani është vënë në rrugën e duhur. Duhet të bëjmë të gjithë punën për të qenë të gatshëm për të hyrë në BE. Të marrim më shumë instrumente e të hyjmë në më shumë hapësira të BE-së. Është një moment,  ku ndihem ku ndihem pozitiv për BE-në”, tha Rama./TCH

Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

7 muaj më parë / 2 sht 2024 18:53
Ursula von der leyen ne Bled

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë fjalës së saj në Forumin Strategjik të “Bledit”, në panelin e diskutimit tha se Ballkani perëndimor për kohë të tëra ka qenë kufi midis dy botëve, lindjes, perëndimit, jugut dhe veriut.

Von der Leyen theksoi se do të jenë reformat që do të ndërmarrin vendet e Ballkanit Perëndimor ato që do të përcaktojnë edhe kohën e integrimit në BE.

Ajo ka përmendur edhe Kosovën në mesin e këtyre sukseseve në kuadër të Ballkanit për planin e rritjes, ku tha se një vit më parë u prezentua plani i ri i rritjes së Ballkanit Perëndimor, dhe sipas saj puna ka filluar të sjell rezultatet e para.

“Tirana është me aeroportin me rritjen më të shpejt në Evropë. Kosova, reformat ekonomike të saj po sjellin përfitime, dhe janë lëvduar nga FMN-ja. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit kreditimit”, tha Von der Leyen.

Ajo foli edhe për ndikimin rus në rajon, duke thënë se udhëheqja aktuale ruse që jeton të shkuarën e refuzon të pranojë këtë realitet të thjeshtë sa herë ka progres drejt pajtimit e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, Kremlini përpiqet të trazojë ujërat e konflikteve të vjetra./RTK