Arbëri

Kronikë zgjedhore \ Rama: I bëj ftesë të gjithëve që kanë propozime të vijnë të bashkëpunojnë për Prishtinën

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë ftesë të gjithë atyre që kanë propozime të vijnë e të bashkëpunojnë për Prishtinën.

Rama u përgjigj në këtë mënyrë kur u pyet nëse po bashkëpunon me ndonjërën prej partive për raundin e dytë zgjedhor. 

“Unë iu bëjë ftesë të gjithëve që kanë propozime të vijnë përpara e të bashkëpunojnë për Prishtinën. Ende nuk ka ardhur dikush”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp.

Rama në këtë paraqitje për media prezantoi projektin për lagjet “Dardani” dhe “Kalabri”, i cili do të zgjasë dy vite dhe do të kushtojë rreth 15 milionë euro.

“Projekti për lagjen Dardani dhe Kalabri. Në këtë pjesë të qytetit do të zhvillojmë projektin lidhës mes këtyre dy lagjeve. Këtë do ta zgjidhim me krijimin e nënkalimit. E gjithë sipërfaqja përmbi nënkalim transferohet në park. Rruga nëntokësore do të lidhet edhe me parkingun nëntokësor në Dardani që do te ndërtohet. Kohëzgjatja do të jetë dy vite dhe do të kushtojë 15 milionë euro”, deklaroi Rama.

Kandidati i LDK-së në garën e balotazhit për ta udhëhequr kryeqytetin do ta ketë përballë kandidatin e Vetëvendosjes, Arben Vitia.

Image