Arbëri

Rama akuzon Qeverinë e Çekun për bllokim të projekteve në kryeqytet

Projekti per Xhorxh Bush

Komuna e Prishtinës s’e kishte bërë ende hapin e parë që i takon me ligj: kërkesën për miratim të projektit tek Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Për pasojë më 12 mars i qenë ndalur punimet për projektin në sheshin “Xhorxh Bush” që peshon 18.4 milionë euro

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë në detyrë dhe ministrin në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku se po i përdorin siç ka thënë, institucionet e pavarura për t’i bllokuar projektet në kryeqytet. 

Rama ka mbajtur konferencë, pasi që të martën e kësaj jave për herë të dytë janë ndaluar punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet. Ndërkohë Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve nuk e ka miratuar projektin e Komunës së Prishtinës për sheshin “Xhorxh Bush”.

“Institucionet që do të duhej të ishin të pavarura, tani po përdoren për të sabotuar të gjitha projektet madhore në kryeqytet, duke u shërbyer interesave politike dhe duke u shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit dhe të vizitorëve”, ka theksuar Rama në konferencën për media të mbajtur në sheshin “Xhorxh Bush”. 

Ai ka thënë se projektin për këtë shesh nuk cenohen objektet e trashëgimisë kulturore. 

“Projektet si ky janë ideuar që të ruhet trashëgimia publike ... asnjëherë nuk është cënu7ar trashëgimia kulturore në kryeqytet”, ka theksuar Rama. “Zero shkelje ligjore, zero arsye për ndalje të këtij projekti, është puro politike”, ka shtuar ai.

KOHA të enjten ka raportuar se Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve nuk e ka miratuar projektin e Komunës së Prishtinës për sheshin “Xhorxh Bush”. Janë dhënë rekomandime duke kërkuar sqarime shtesë siç janë analiza e kontekstit urbanistik e historik. Shkresa e IKMM-së e konfirmon edhe një synim të projektit: ndërtesat e reja që ngrihen midis monumenteve. Kjo zbërthehet te shkresa, ku Komunës i kërkohet, që të interpretohen ndërtesat e reja të parapara me projekt.