Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherit Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se situata sot në veri të Kosovës është më e tensionuar sesa ditëve të kaluara.
Rakiq në një prononcim për media në afërsi të pikëkalimit kufitar në Jarinjë ka thënë se në Bërnjak janë rrahur te qytetarë serbë, të cilën gjë më herët e ka demantuar Policia e Kosovës.
“Situata sot është më e tensionuar sesa ditët e kaluara. Tre qytetarë serbë janë rrahur nga njësiti special i Policisë së Kosovës në Bërnjak. Protestuesit serbë në Jarinjë dhe Bërnjak nuk do ta tensionojnë situatën e nuk do ta provokojnë policinë. Por Policia nuk duhet provokuar njerëzit e rrahur ata pa ndonjë arsye”, ka thënë Rakiq, raporton KosovaPress.
Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të gjejë një zgjidhje për situatën. "Kemi një situatë ku më shumë se 3 mijë ditë që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Asociacioni i Komunave Serbe akoma nuk është formuar, ndërsa në fakt ky asociacion është esenca e këtij problemi sepse me këtë asociacion do t’i zgjidhnim të gjitha problemet”.