Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim po i vazhdon kërkimet edhe në ditën e gjashtë për gjetjen e një qytetari nga Leposaviqi.
Atë po e kërkojnë në zonën e lumit Ibër edhe Policia e Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve.
“Pas thirrjes nga Policia e Kosovës për ndihmë në gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq. Ekipet tona janë aktivizuar nga dje (të mërkurën), ku edhe është duke vazhduar kërkimi ende së bashku me Policin e Kosovës dhe ekipin e zjarrfikësve për gjetjen e qytetarit nga Leposaviqi”, pati shkruar Shoqata në Facebook.