Arbëri

Qytetarët në Bardhosh ankohen për mbeturinat, thonë se s’janë larguar tërë janarin

mbeturinaaaa

Foto: KOHA

Qytetarë në Bardhosh të Prishtinës janë ankuar për mbeturinat që thonë se nuk janë mbledhur nga kompania “Pastrimi” prej katër javësh.

Një prej qytetarëve i ka dërguar KOHËS fotografi nga pika grumbulluese e mbeturinave në rrugën “Pranvera e Lirisë”. E, në to shihen kontejnerë e thasë plot me mbeturina.

Banorët kanë thënë se kanë provuar edhe vetë ta kontaktojnë kompaninë, e se e njëjta nuk u është përgjigjur.

KOHA ka provuar ta kontaktojë edhe Kompaninë “Pastrimit”, por nuk ka marrë përgjigje deri tani.