I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar të mërkurën një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori.
Lajçaku ka thënë se gjatë këtij takimi të zhvilluar në Strasburg, temë diskutimi ishte forcimi i qeverisjes lokale në veri të Kosovës.
“Derisa isha në Strasburg diskutova me Mathieu Morin, Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës se si të forcohet qeverisja lokale në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçaku në platformën “X”.
While in Strasbourg, I also discussed with Mathieu Mori, the Secretary General of the Congress of Local and Regional Authorities of @coe how to strengthen local governance in the north of Kosovo. pic.twitter.com/PZ9lFCD1Xr
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 5, 2024