Arbëri

Qeveria tërheq projektligjin për financimin e partive

Foto: Koha / ilustrim

Qeveria e Kosovës e ka tërhequr projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, i cili është miratuar në Kuvend në lexim të parë, raporton KTV.

Vendimi vjen pas reagimeve të shumta të opinionit. Lidhur me rastin, përmes protestave, organizata të shoqërisë civile kishin kërkuar tërheqjen e këtij projektligji.

Tërheqjen e këtij projektligji e kishte kërkuar edhe Nataliya Apostolova, shefe e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.