Arbëri

Qeveria sot pritet të marrë vendim për ndalim të TikTokut në të gjitha institucionet publike

Qeveria e Kosoves

Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që do ta mbajë sot, pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të platformës sociale TikTok në të gjithë institucionet publike. 

“Shqyrtimi i propozim vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të rrjetit social TikTok në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në pikën e pestë të rendit të ditës të mbledhje së Qeverisë e cila pritet të mbahet sot në orën 14:00. 

Në këtë mbledhje Qeveria do të shqyrtojë edhe draftstrategjinë shtetërore kundër drogave 2024-2028, draftstrategjinë e punësimit në Kosovë 202402028 si dhe atë të turizmit në Republikën e Kosovës 2024-2030.

Rendi i ditës i mbledhjes së Qeverisë: