Arbëri

Qeveria sot mban mbledhje, 14 pika për shqyrtim

Mbledhja e Qeverise

Foto: Alban Bujari

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje nga ora 10:00.

Në këtë rend dite janë 14 pika për shqyrtim, e në mesin e tyre edhe shqyrtimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe Drafti i Programit Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës.

Do të bëhet edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024.