Arbëri

Qeveria publikon logon zyrtare për 17-vjetorin e Pavarësisë

logo pavaresia 17 vjet

Qeveria e Kosovës ka prezantuar logon zyrtare për 17-vjetorin e Pavarësisë dhe programin për manifestimet shtetërore.

Dita do të nisë me mbledhjen festive të Qeverisë, e ndjekur nga ngritja e flamurit dhe homazhe për personalitete të rëndësishme historike, si Adem Jashari, Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi.

Manifestimet do të kulmojnë me një koncert festiv nga Filharmonia e Kosovës.