Qeveria e Kosovës të premten ka marrë vendim për ta ndaluar TikTokun në institucionet publike.
Gjatë prezantimit të kësaj pike të rendit të ditës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ministria e Brendshme ka propozuar ndalimin e përdorimit të TikTokut në institucione “me qëllim të eliminimit të rreziqeve kibernetike”.
Zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, ka thënë se të gjitha institucionet obligohen që të vendosin kufizimet e nevojshme teknike për ndalimin e TikTokut.
“Të gjithë zyrtarët publikë janë të obliguar ta largojnë TikTokun nga pajisjet e tyre. Në pajisje personale lejohet, por jo përmes rrjetit shtetëror”, ka thënë Dobra.
Ndalimi i TikTokut, që është në pronësi kineze, ndjek shembullin e disa vendeve të Bashkimit Evropian që kanë vepruar po njësoj.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, janë miratuar edhe disa pika të tjera të cilat mund t’i shihni KËTU.