Arbëri

Qeveria miraton dy nisma bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut

Mbledhja e Qeverisë 13 nëntor 2024

Foto: Driton Paçarada

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike të dielën, ku njoftoi se janë miratuar dy nisma me Maqedoninë e Veriut.

Qeveria njoftoi se ka miratuar nismën për lidhjen e protokollit ndërmjet dy qeverive për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezi - Bllacë dhe Glloboqicë - Jazhnicë.

Gjithashtu është miratuar memorandumi i mirëkuptimit mes ministrive së energjisë, minierave dhe burimeve minerale, në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre.

Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë mbledhje të përbashkët.