Arbëri

Këtë javë pritet të shkojë në Qeveri programi qeverisës

Të martën pritet të përgatitet plani qeverisës i Qeverisë Kurti. KOHA mëson se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur sot takim të mbyllur për t’i diskutuar pikat e planprogramit, që gjatë javës mund të hidhen në votim në Qeveri.

Kryeministri Albin Kurti kishte premtuar se planin qeverisës do ta bënte publik me t’u kthyer nga Brukseli.