Qeveria Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të martën duke i ndërmarrë tri vendime.
Në njoftim u tha se ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e 23 tetorit për emërimin e Komisionit Ad hoc për vlerësimin profesional, për pranimin e pozitës drejtor ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Gjithashtu, Qeveria ka ndarë mjete buxhetore për organizimin e vizitës në Belfast të Irlandës së Veriut për Komunën e Kamenicës, me qëllim të promovimit të sistemit arsimor mes komuniteteve.
“Ka aprovuar kërkesën e Ministrinë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024”, thuhet në komunikatë.