Arbëri

Qeveria e miraton, nga 1 janari qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës udhëtojnë me letërnjoftim në Kosovë

Qeveria-Flamuri-Objekti-dp (2)

Foto: Driton Paçarada

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që nga 1 janari shtetasit e Bosnje-Hercegovinës të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Kosovës, ka njoftuar kryeministri Albin Kurti. 

Kurti ka thënë se shpreson që Bosnjë-Hercegovina ta ratifikojë sa më shpejt Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor. 

“Bllokada nga entiteti i Republikës Srpska i ka privuar për shumë gjatë qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës të drejtën e lëvizjes së lirë me letërnjoftime, në kohën kur i gjithë rajoni udhëton lirshëm drejt Bashkimit Evropian. Teksa ne po i japim fund pritjes së qytetarëve nga Bosnje dhe Hercegovina, mbetemi me shpresë se Bosnje dhe Hercegovina do të jetë në gjendje ta ratifikojë marrëveshjen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që i gjithë rajoni të gëzojë lirinë e lëvizjes. Ne kemi besim se ky vendim do të rrisë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës, do të shtojë mundësitë për bashkëpunim dhe do të nxisë shkëmbimet në arsim, kulturë, sport, ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti e pati paralajmëruar vendimin në tetor gjatë samitit të Berlinit.