Ka përfunduar takimi i grupit të emergjencës në Ministrinë e Drejtësisë lidhur me dhunimin e 11-vjeçare nga pesë të dyshuar.
Në takimin e kryesuar nga zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala e me pjesëmarrjen edhe të policisë, prokurorisë e të tjerave institucione, është marrë vendim që Qeveria të krijojë një komision profesional për analizimin e veprimeve institucionale lidhur me rastin.
Shala ka thënë se themelimi i këtij komisioni do të ndihmojë në diktimin e rrugës së duhur në vijim.
"Sapo përfunduan takimin e grupit të emergjencës. Anëtarët e këtij grupi ndajmë shqetësimin lidhur me këtë rast. Konfirmojmë ndërmarrjen e veprimeve institucionale. Është ofruar mbrojtja e të dëmtuarës dhe mbështetja adekuate. Qeveria do të krijojë një komision profesional i cili do të analizojë veprimet konkrete të institucioneve. Themelimi i komisionit do të na ndihmoje te bëjmë një analizë të mëparshme dhe te na diktojnë rrugën e duhur ne vijim" ka thënë zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala pas takimi ku kanë marrë pjesë policia prokuroria, mbrojtës të viktimave etj.
Një 11-vjeçare dyshohet se u dhunua të shtunën në Prishtinë nga pesë persona. Katër prej tyre arrestuar e i pesti është identifikuar.
Prej pesë të dyshuarave, veç njëri është i mitur, të tjerët janë të moshës madhore.
Ky rast ka nxitur reagime të mëdha në vend dhe më gjerë.