Arbëri

Qerkinaj ankohet për çështjen e të zhdukurve: S’ka seriozitet tek institucionet e Kosovës

Bajram Qerkinaj nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë treguar seriozitet në çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Në “Interaktiv” të KTV-së, Qerkinaj të premten ka thënë se politika në Kosovë ka bërë pak për fatin e personave të pagjetur.

“E kanë mësyrë një rrugë pa rrugëdalje”, ka thënë ai duke u ankuar se institucionet nuk kanë gjetur partnerë për t’i marrë imazhet satelitore.

“Me pas seriozitetin politika e Republikës së Kosovës, nuk përzihet në çështje humane dhe kërkon nga bashkësia ndërkombëtare në aspektin e garantimit me konventa ndërkombëtare të na tregojë ku i kemi më të dashurit tanë. Kur të vije puna të thotë ‘nuk dua të flas për asnjë planprogram të shtytjes së shtetit tonë pa zbardhjen e fatit dhe pa ua ndal ritmin e zemrës këtyre njerëzve që sot e kësaj dite i kanë zemrat me një ankth plot 25 vjet’. Nuk e kanë serioz. Nuk dua ta them atë që s’është, sepse po të dojë politika i ngrin të gjitha bisedat.... po a ka vlerë më të madhe se njeriu”, ka thënë ai. 

“Politika po të ishte si duhet, nuk flitet për dinarë e targa me vjet e nuk flasin për njerëz. Pesë herë flitet për dinar e numër një do të duhej të ishte çështja e personave të pagjetur”, ka shtuar Qerkinaj.

Më 2 maj bëhet një vit që kur Kosova e Serbia u dakorduan për deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur. Megjithatë, sipas Qerkinajt, nuk është bërë asgjë në këtë aspekt. Ai ka thënë se Kosova duhet ta vërë kusht që në dialog të flitet për njerëz para çështjeve tjera.

“Politika po të ishte si duhet, nuk flitet për dinarë e targa me vjet e nuk flasin për njerëz. Pesë herë flitet për dinar e numër një do të duhej të ishte çështja e personave të pagjetur”, ka shtuar Qerkinaj.

Qerkinaj është ankuar edhe në punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore ku ka thënë se janë më shumë se 300 profile të eshtrave që nuk po arrijnë të identifikohen se të kujt janë.

“Nuk ka dilemë tjetër hiq. Ne i kemi fajet..” ka thënë ai.

Të shtunën shënohet Dita e Personave të Zhdukur me Dhunë. E të premten, është shtruar kërkesë për zbardhjen e fatit të mbi 1 mijë e 600 të zhdukurve gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë. 

Në një tryezë të organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, institucioneve vendore dhe komunitetit ndërkombëtar u është bërë thirrje që të ushtrojnë presion mbi Serbinë për të ofruar të dhëna që çojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Në tryezë Institucioni i Avokatit të Popullit i prezantoi statistikat për personat e vrarë, të zhdukur e të burgosur gjatë dhe pas luftës. Sipas këtyre të dhënave, mbi 13 mijë persona llogariten të vrarë apo të zhdukur, 10 mijë prej të cilëve janë civilë e 1 mijë e 133 fëmijë.