Arbëri

Qadraku: Thaçi e Veseli s’kishin aktivitet ushtarak operacional

Halil Çadraku

Në ditën e tretë të dëshmisë para Dhomave të Specializuara, ish-shefi i Zublim-Kundërzbulimit në Zonën Operative të Pashtrikut, Halil Qadraku, ka thënë se Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk kanë pasur aktivitete të tyre ushtarake operaiconale.

“Në asnjë gazetë, as të kundërshtarëve e as tonat, nuk kam dëgjuar t’i thuhet Hashim Thaçit, gjeneral Hashim Thaçi, në asnjë gazetë, libër nuk ka gjeneral Kadri Veseli dhe kjo e dëshmon se ata nuk ishin aktivitet të tyre ushtarak operacional gjatë vitit 98’-99’, por kishin më shumë detyra të kontaktonin me struktura ndërkombëtare”, ka thënë Qadraku.

Ai është pyetur nga gjyqtari Christoph Barthe se a i ka pranuar anëtarët e FARK-ut në kohën kur ishte anëtar i Komisionit për Verifikimin e veteranëve të luftës.

“Po, ata nuk e meritojnë të jenë veteran luftëtar sepse nuk kanë qenë në luftë”, ka thënë Qadraku.


Gjyqtari Christoph Barthe: “Keni përmendur edhe kërkesën e përhershme të LDK-së për të hyr në marrëveshje me Millosheviqin dhe Millutinoviqin për t’i dhënë Kosovës autonomi, po kjo nuk përmbushte aspiratën tuaj dhe të të tjerëve për Kosovën dhe kjo ishte një marrëveshja e favorshme për Kosovën dhe nuk ishte më e mirë se marrëveshja e 23 marsit 1989. Fillimisht a ju kujtohet që ia keni thënë prokurorisë dhe nesë po a na shpjegoni çfarë keni dashur të thoni me këto fjalë?”.

Qadraku: “Serbia okupatore, Kosovës me 23 mars 1989 ia suprimon autonominë. Autonomia e atëhershme ishte me lidhje Federative, 10 vjet pas asaj kryetari ynë historik bënë një marrëveshje me Millutinoviqin dhe pastaj edhe me Millosheviqin, për një autonomi tjetër, autonomi kjo që nuk ishte më në bazë federative sepse Jugosllavia u shpërbë por kishte bazë vetëm Serbinë mbi të. Kjo autonomi, për mua ishte 50 më e vogël se ajo autonomi që na u suprimua më 1989. Prandaj, mendoj se ajo marrëveshje ka qenë qëllimkeqe dhe dashakeqe, ajo marrëveshje ka qenë poshtëruese për popullin tonë, për viktimat tona që kishim deri në atë kohë kur ai e ka bërë, se marrëveshja është bërë me 1 maj 1999, ne në atë kohë kishim mbi 13 mijë viktima, kishim mbi 20 mijë gra të dhunuara”.

Barthe: “Nga pikëpamja e juaj, duke kërkuar të hyje në marrëveshje me Millosheviqin dhe Millutinivoqin e Serbisë, kjo do të thoshte se në këtë rast LDK-ja ose të paktën përfaqësuesit e LDK-së po dëmtonin betejën dhe përpjekjet e UÇK-së për çlirimin e Kosovës duke bërë marrëveshje me këtë qeveri?”.

Qadraku: “Jo zotëri, është gabim. Nuk mendoj që LDK-ja ka gisht këtu, kurrë nuk ka mbajtur LDK-ja një tubim, një mbledhje të partisë që të vendos apo të autorizoj kryetarin e tyre historik që ta bëjë marrëveshjen me Millosheviqin apo Millutinoviqin. Marrëveshja e tij me Milloshebivin është bërë, mendoj sepse s’kam lexuar ndonjë konsultim të tij paraprak me dikë, këtu s’kam fajësuar kurrë LDK-n, sepse mbaj mend që kur ka bërë atë marrëveshje, nga Shkupi janë lajmëruar 212 intelektual të LDK-së të cilët deklaruan që nga sot nuk njohin nënshkrimin e Ibrahim Rugovës, çfarëdo që të vendos ai në Beograd. Kështu që, marrëveshja Millosheviq-Rugova, nuk ka qenë produkt i LDK-së, ka qenë produkt i tij personal”.

Barthe: “Po për qeverinë e Bukoshit, qeverinë në mërgim, a është pikëpamja juaj që ata kanë punuar atëherë kundër interesave të UCK-së dhe kundër interesave të popullatës së Kosovës në atë kohë dhe nëse po, a e besoni ende këtë gjë?”.

Qadraku: “Bindja ime për qeverinë e atëhershme të Kosovës, ata nuk kanë vepruar dhe unë i akuzoj pse s’kanë vepruar dhe jo pse kanë vepruar. Sepse mosveprimi i tyre i ka bërë vetvetiu që ata të jenë lojal, të jenë të poshtër, të jenë vetëm spektator nga larg të të gjitha fatkeqësive që kanë ndodhur në Kosovë. Mosveprimi i tyre ishte i keq, e jo vepra”.

Barthe: “Çfarë prisnit ju prej tyre që të bënin?”.

Qadraku: “Unë kam menduar se ata si qeveri nga viti 92’ deri në vitin 98’ do ishte dashur të kontaktonin, të punonin, të vepronin që të na siguronin mjetet e mundshme për luftimin e okupatorit. Ishin krijuar kinse për Kosovën Republikë, ata punonin kinse për Kosovën Republikë mirëpo kurrë nuk e quajtën Serbinë okupatore e sidomos pas 23 marsit 1989, kurrë nuk kam lexuar në programin e tyre që e cilësojnë Serbinë si okupatore, e përderisa nuk e cilëson okupatore ti as nuk mund të veprosh kundër saj, sepse duhet çliruar. Kështu mendoj që ata kanë dështuar, e me dështimet e tyre na kanë dëmtuar si shtet, si popull, si ushtri, si rini, si çdo gjë”.