Arbëri

Punëtorët teknikë të Kuvendit në grevë, kërkojnë rritje të pagave

Punetorët teknikë të Kuvendit

Foto: Arkiv

Foto: Alban Bujari

Me kërkesë për rritje page, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë të hënën në grevë.
Kërkesa e tyre është që pagat t’ju rriten në 550 euro. Punëtorët kanë thënë se nuk do ta ndërpresin grevën derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.

Nazife Krasniqi, përfaqësuese e punëtorëve teknikë të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta, pasi për gati 3 vjet janë duke bërë kërkesa që pagat të rriten.

Sipas saj, operatori privat tash e sa kohë nuk është duke iu përgjigjur kërkesave të tyre, teksa kërkojnë që paga e tyre të jetë 550 euro.

“Ne kemi dalë sot të shfaqim pakënaqësitë tona që kemi për pagat shumë të ulëta. Kemi bërë kërkesa qe tri vjet pa ndërprrë, kërkesat i kemi pasur por operatori kurrë asnjë herë nuk është përgjigjur as nuk është takuar me ne. Në fillim të korrikut kemi bërë një protestë me paralajmërim që në do të hymë në grevë nëse nuk ndërmerret diçka. Pagat ne i kemi shumë të ulëta, 275 euro ne i kemi pagat mujore këtu. Punojmë 8 orë, kur është seanca ne punojmë me ora të zgjatur, nuk paguhemi, udhëtimi nuk na paguhet, shujta e ushqimit nuk na paguhet, nuk na paguhet, që 20 vjet punoj mua nuk më paguhet as një ditë shtesë”.

“Tash për tash paga është shumë e ulët, të gjitha institucionet paga kanë lëvizur janë bërë 405 euro këtu të na nuk ka lëvizua asgjë. Kërkesa jonë është 550. Patjetër, në nuk e ndërpresim deri në plotësimin e kërkesave”, ka shtuar ajo. /EO