Arbëri

Publikohen shifrat e reja nga KQZ-ja, ja rezultati

Pamje nga QNR ne Prishtine, salla 1 tetori, zgjedhjet 2025 (Foto: Driton Paçarada)

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat pas procesimit të votave në 99.57 për qind të vendvotimeve. 

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.86 për qind të votave, apo 340 mijë e 541 vota. PDK-ja është e dyta me 22.04 për qind apo 183 mijë e 661 vota. LDK-ja është e treta me 17.62 për qind të votave apo 146 mijë e 815 vota. Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët gjendet në vend të katërt me 7.45 për qind të votave apo 62 mijë e 111 vota. 

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, të personave me aftësi të kufizuara dhe votat e mërgatës.