Kontributi në sport, në arsim dhe në nevoja të qytetarëve, kanë qenë tri arsyet kryesore pse Bylbyl Sokoli, Drin Ejupi dhe Mensur Neziri kanë vendosur t’i hyjnë garës së 9 shkurtit, për të qenë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sokoli që garon në listën e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë në debatin “Zgjedhjet në KOHË” të enjten se synon që në Kuvend të kontribuojë për sportin. Ish-trajneri i futbollit ka thënë se në vjetët e fundit ka parë “që s’është punuar shkel e shko”. Ai ka deklaruar se ka mjaftuar një bisedë e kryeministrit dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti, që të bindet për t’i hyrë politikës.

“Është përgatitur një bazë e mirë në të cilën mund të vazhdohet të punohet, sepse nuk mund vetëm të na bjerë ndër mend dhe të ndërtojmë stadiume në pjesën dërmuese të Kosovës, stadiume që janë larg sportistëve, nuk kanë qasje, të cilët nuk janë ndërtuar në mënyrën profesionale, një parti thotë se stadiumi duhet të ndërtohet në Drenas, pjesa tjetër në Bërnicë, kurse Vetëvendosja do të japë opsionet e saj me arsyeshmëri se pse në këtë vend, sa i plotëson kushtet, sepse aty do të punojnë profesionistët që do t’i përshtaten të gjitha standardeve që i kërkon ndërtimi i infrastrukturës sportive. Këtu më së shumti ka nevojë për profesionistë, e që në 20 vjetët e fundit unë mendoj se shumë pak është ndier zëri i sportistëve”, ka thënë ai.

Ndërkaq Drin Ejupi, që ka punuar si gazetar ndër vite, ka thënë se synon që me Partinë Demokratike të Kosovës të largojë polarizimin dhe zhurmën.

“Polarizimin, gjuhën e vrazhdë, zhurmën ta lëmë anash e të fokusohemi te nevojat e qytetarëve. Politikanët po e keqkuptojnë rolin e tyre. Po mendojnë se janë shoumenë, influencerë për disa ‘like’ në Facebook për të folur gjithçka. Po harrojnë se ata aty janë falë qytetarëve dhe janë për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve. Kuvendi ka rolin kryesor në krejt energjinë e jetës politike. Duke qenë Kuvendi që punon e diskuton mbi ide e nevoja, do të kemi edhe më pas një qeveri të fortë”, ka thënë ai.

Mensur Neziri, që garon për herë të parë në radhët e koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Nisma, ka thënë se fokus për të është arsimi. Neziri ka thënë se arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar. Ai ka deklaruar se deri tash ka munguar investimi dhe fokusi në arsim.

“Nga viti 2008 deri më tani, duke përfshirë të gjitha rolet apo pozicionet nga Ministria e Arsimit deri te drejtori i Arsimit, profesor i universitetit, duke e shfrytëzuar këtë përvojë mendoj se do të ndihmojmë shumë në legjislativ në nivel vendi dhe me fokus të veçantë do të insistojmë që arsimi në Kosovë të jetë me prioritet kombëtar dhe të jetë me interes edhe për politikën sepse i vetmi sektor që ndoshta politika nuk investon shumë drejtpërdrejt në të sepse nuk e përkthen si votë të drejtpërdrejt, ndryshe janë investimet në ekonomi dhe duke parë që në fushën arsimit Kosova çalon seriozisht shumë dhe kjo tregohet në testet ndërkombëtare, por në anën tjetër kemi shumë studentë të zotë, të cilët janë yje në shtetet tjera. Programi i AAK-së ka një detajizim shumë të mirë të kësaj fushëveprimtarie, duke përfshirë një reformë në sistemin e arsimit nga kurrikulat, tekstet shkollore deri te trajnimi dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve”, ka thënë ai.

Neziri: Kosova po çalon në fushën e arsimit

3 muaj më parë / 16 jan 2025 21:34
Mensur Neziri

Garuesi për ulëse në Kuvendin e Kosovës, Mensur Neziri, ka deklaruar se Kosova po çalon në fushën e arsimit. 

Të enjten në “Zgjedhjet në KOHË”, Neziri ka thënë se sektori i arsimit është i vetmi që politika nuk investon drejtpërdrejt. 

“Nga viti 2008 deri më tani, duke përfshirë të gjitha rolet apo pozicionet nga Ministria e Arsimit deri te drejtori i Arsimit, profesor i universitetit, duke e shfrytëzuar këtë përvojë mendoj se do të ndihmojmë shumë në legjislativ në nivel vendi dhe me fokus të veçantë do të insistojmë që arsimi në Kosovë të jetë me prioritet kombëtar dhe të jetë me interes edhe për politikën sepse i vetmi sektor që ndoshta politika nuk investon shumë drejtpërdrejt në të sepse nuk e përkthen si votë të drejtpërdrejt, ndryshe janë investimet në ekonomi dhe duke parë që në fushën e arsimit Kosova çalon seriozisht shumë dhe kjo tregohet në testet ndërkombëtare, por në anën tjetër kemi shumë studentë të zotë, të cilët janë yje në shtetet tjera”, ka thënë ai.

Neziri ka shtuar se AAK-së i është bashkuar pasi, sipas tij, kjo parti u ka dhënë mundësi ekspertëve të fushave të ndryshme. 

“Programi i AAK-së ka një detajizim shumë të mirë të kësaj fushëveprimtarie, duke përfshirë një reformë në sistemin e arsimit nga kurrikulat, tekstet shkollore deri te trajnimi dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur një lidership si z.Haradinaj mjaft fleksibil në kuptimin e komunikimit, ndërveprimit dhe dhënies së mundësive të shumta për ekspertë të fushave të ndryshme”, ka thënë ai. 

Ejupi i PDK-së: Kuvendi nuk është “Big Brother”

3 muaj më parë / 16 jan 2025 21:28
Drin Ejupi

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Drin Ejupi, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës po cilësohet si format “Big Brother”, e sipas tij, politikanët po mendojnë se janë influencues.

Ai ka thënë të enjten në “Zgjedhjet në KOHË” se nëse zgjidhet deputet do të punojë që Kuvendi të ketë rolin e tij.

“Politikanët po e keqkuptojnë rolin e tyre. Po mendojnë se janë shoumen, influencerë për disa ‘like’ në Facebook për të folur gjithçka. Po harrojnë se ata aty janë falë qytetarëve dhe janë për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve. Kuvendi ka rolin kryesor...Duke qenë Kuvendi që punon e diskuton mbi ide e nevoja, do të kemi edhe më pas një qeveri të fortë”, është shprehur ai.

Ai ka shtuar se në fokus ka normalizimin e punës së Kuvendit.


Drin Ejupi i uron “mirëseardhje” Bylbyl Sokolit në ekipin e PDK-së për sportin

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Drin Ejupi, i ka uruar “mirëseardhje” kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli, në PDK.

Ai ka thënë se Sokoli është në ekipin e Bedri Hamzës, që është kandidat për kryeministër.

“Sokoli do të jetë nga Vetëvendosja, do të punojmë bashkë për sportin. Kështu që, mirë se vjen në ekipin e Bedri Hamzës për sportin...Ka pasur ngecje në infrastrukturën sportive në katër vitet e fundit. Kjo është evidente, më vjen keq pasi kam qejf kjo të bëhet”, ka thënë Ejupi.

Ndërsa, Sokoli ka shtuar se në 20 vjetët e fundit “s’është investuar sa është investuar në katër vjetët e fundit”.

Sokoli: Zëri i sportistëve u dëgjua shumë pak në 20 vjetët e fundit

3 muaj më parë / 16 jan 2025 21:25
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli, njëherësh ish-trajner në futboll ka treguar se çfarë e ka shtyrë të bëhet pjesë e kësaj partie. 

Të enjten në “Zgjedhjet në KOHË”, Sokoli ka thënë se ka qenë vetë kryeministri Albin Kurti që e ka bindur për projektet që i ka në fushën e sportit. 

Sipas tij, në 20 vjetët e fundit zëri i sportistëve nuk është ndierë mjaftueshëm. 

“Pas një bisede të shkurtër me kryeministri Albin Kurti, shumë shpejt më ka bindur për projektet që i ka Vetëvendosja, por të jem i sinqertë, atë bazën për përgatitjen profesionale, për kontrollin profesional, këtë lami e kam gjetur të përgatitur sepse nuk është punuar shkel e shko, pra është përgatitur një bazë e mirë në të cilën mund të vazhdohet të punohet, sepse nuk mund vetëm të na bie ndër mend të ndërtojmë stadiume në pjesën dërmuese të Kosovës, stadiume që janë larg sportistëve, të cilët nuk janë ndërtuar në mënyrën profesionale, një parti thotë se stadiumi duhet të ndërtohet në Drenas, pjesa tjetër në Bërnicë, kurse Vetëvendosja do të japë opsionet e saj me arsyeshmëri se pse në këtë vend, sa i plotëson kushtet, sepse aty do të punojnë profesionistët që do t’i përshtaten të gjitha standardeve që i kërkon ndërtimi i infrastrukturës sportive. Këtu më së shumti ka nevojë për profesionistë, e që në 20 vjetët e fundit unë mendoj se shumë pak është ndierë zëri i sportistëve”, ka thënë ai.