Arbëri

PSD-ja me aksion simbolik, në oborrin e Qeverisë vendos “çezmën për nder të Liburn Aliut”

PSD - aksion

Foto: Driton Paçarada

Partia Social Demokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Ata aty kanë vendosur një çezmë më mbishkrimin “Për nder të Liburn Aliu i cili na e lëshoi çeshmen – Kompanitë milionëshe”. 

Aksioni është zhvilluar si kundërshtim për faljen borxheve të ambalazhuesve të ujit. 
Anëtari i Partia Sociale Demokratike, Zgjim Hyseni, ka thënë se kjo çezmë i kushtohet ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu. Sipas tij deri tani dihet se u janë falur 15 milionë euro.

“Kjo që po e shihni këtu nuk është kroi i fshatit tonë, i bukur e ku kanë qasje të gjithë, kjo këtu është çeshmja e milionerëve, kroi çeshmja po rrjedh veç për ta, se në Kosovë atyre që e shesin ujin iu falet. Janë mbi 15 milionë euro që janë falë e procesi nuk është zbardh në tërësi e ato iu kanë falur kompanive milionshe. Këto kompani për nder të Liburn Aliut që ua ka lëshuar çeshmen, e kanë sjell qysh e do zakoni në shenjë, nderimi për të këtë çeshme që po rrjedh, janë edhe një herë thash 15 milionë euro të falura e procesi nuk është zbardh”, ka thënë Hyseni.

Ai i ka ftuar organet e rendit që të merren me këtë çështje, pasi sipas tij, shkelje serioze.

Hyseni ka theksuar se ky pushtet e nuk ka sjellë kurrfarë ndryshimi.