Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para hyrjes së objektit të Qeverisë për rastin e vrasjes së grave.
Aktivistet e kësaj partie, Donjeta Demolli dhe Teutë Rrusta dorëzuan një plumb në hyrje të objektit, si shenjë proteste.
Demolli ka thënë se derisa Qeveria dhe Presidenca po “i tregojnë botës nëpër samite për paqe, në Kosovë gratë po përballen me plumba.
“Përderisa kjo Qeveri dhe Presidenca po defilojnë nëpër samite të paqes duke i treguar botës se çka është paqja e duke kompozuar këngë në jetë paralele ku gratë po përballen me plumba është duke ndodhur në Kosovë. Kjo është treguesi më i qartë që performanca dhe simbolikat e Qeverisë dhe Presidencës nuk ua kanë nderuar jetën grave”, ka thënë ajo, raportoi EO.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se nga 2023-a është ngritur niveli i sigurisë për trajtimin e rasteve të dhunës në familjes në nivelin qendror, e në atë lokal sipas tij, është shtuar i policëve.
“Në vitin që shkoi kemi ngritur nivelin e sektorit të sigurisë që merret me trajtimin e dhunës në familje në nivel qendror. Në nivelin lokal kemi ngritur numrin e policëve në stacione policore. Po punojmë me policët që në rast reagimi të jenë sa më të shpejtë në mënyrë që rastet të trajtohen në mënyrë të drejtë, reale dhe në kohën e vet”, ka thënë ai të martën.
Për rastin e vrasjes së gruas në Pejë, Hoxha ka theksuar se autoritetet po e hetojnë rastin.