Arbëri

Protestojnë para Komunës operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë, thonë se u dëmtuan

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë

Foto: Driton Paçarada

Pronarët e autobusëve të linjave Podujevë-Prishtinë janë përplasur të mërkurën me zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

Linjave të tyre iu është ndërprerë hyrja në kryeqytet pa njoftim, derisa ata u shprehën se janë dëmtuar me këtë vendim.

Me ta diskutoi Luftar Braha, këshilltar i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që tha se “duhet të ju jepet e drejtë qytetarëve të Prishtinës”.

“...Edhe unë jam qytetar i Prishtinës...”, i reagoi njëri prej operatorëve, derisa një tjetër i tha Brahës që “është zhgënjyer që i ka besuar shkollës së tij”.

“82 fshatra i ka Komuna e Podujevës...edhe ata janë njerëz”, është shprehur një tjetër operator i linjave.

Transportuesit janë shprehur se vendimi i Komunës ka ndikuar në lëvizjen e qytetarëve, duke shtuar se po ua dëmton biznesin e tyre.