Një protestë është zhvilluar të premten paradite, para ambasadës së Serbisë në Tiranë. Qytetarët kanë protestuar në mbështetje të Kosovës pas tensioneve të fundit në Mitrovicë ku serbët lokalë kanë barrikaduar rrugët.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka kërkuar futjen e trupave të ushtrisë serbe në Kosovë.
Protestuesit kanë protestuar paqësisht.
Ata kanë kërkuar që Serbia të heq dorë nga provokimi.
“Jemi paqësor dhe jo agresiv”, kanë qenë thirrjet e tyre, teksa janë shfaqur me flamurin kuqezi, me hartën e trojeve shqiptare para ndarjes së 1913-s dhe figurat kryesore shqiptare që nga Gjergj Kastrioti, te Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Adem Jashari.
Protestuesit kanë bërë thirrje për bashkim.
“Jemi një”, shkruante në parullat e tyre, teksa kanë folur për krimet serbe në Kosovë dhe padrejtësitë ndaj shqiptarëve.
“Nuk mjaftoi për serbet përdhunimi dhe dhunimi i mbi 21 mijë grave, motrave e nënave tona. Janë 1600 të zhdukur që nuk po gjenden akoma”, tha njëri nga protestuesit.
