Arbëri

Protestë në Ferizaj për vrasjen e 21-vjeçares

Protesta në Ferizaj

Foto: Rrezon Gashi - KOHA

Ka nisur protesta për rastin e vrasjes së 21-vjeçares në Ferizaj, që ndodhi të premten në Qendrën për Punë Sociale.

Protesta u ftua nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, e ajo po mbahet nën thirrjet “Institucionet janë bërë armik i grave”, “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, “Jeni treguar të paaftë”, “Nuk ka negociata me dhunues”.

VIDEO:

Qytetarë janë mbledhur para QPS-së ku kishte ndodhur vrasja, për të vazhduar drejt objektit të gjykatës në Ferizaj.

21-vjeçarja dyshohet se u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj. Çifti ishte në proces të ndarjes, e në QPS po trajtohej çështja e fëmijës së tyre.

Nga rasti ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës.

Familjen e saj e ka vizituar të hënën ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.