Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se gjatë vitit 2024, ka ngritur 231 aktakuza për veprat penale të dhunës në familje.
Sipas kësaj prokurorie në këto raste kanë qenë 214 viktima të gjinisë femërore dhe 61 të tjera të gjinisë mashkullore.
Për këto vepra gjatë vitit të kaluar kjo Prokurori thuhet se pranuar 275 kallëzime penale kundër 275 personave lidhur me veprat penale të dhunës në familje.
Gjatë vitit 2024, nga kjo prokurori thuhet se janë parashtruar 56 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.